dosja epstein darke e cmendur mes musk dhe zuckenberg 69890983338f5

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

February 9, 2026
min lexim

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa nga figurat më të njohura. Fotoja tregon një darkë të vitit 2015, ku në të njëjtën tavolinë shihen themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, si dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel. Vetë Epstein, më vonë, u mburr se kjo mbledhje kishte qenë “e çmendur”.



Fotografia është publikuar si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave britanike, imazhi ishte dërguar me email nga Epstein dret vetvetes më 3 gusht 2015, vetëm një ditë pasi ai kishte marrë pjesë në këtë darkë luksoze me titanët e teknologjisë. Po ashtu, Epstein kishte edhe një kopje të fotografisë të vendosur në kornizë në apartamentin e tij në Manhattan, çka tregon rëndësinë që ai i jepte këtij takimi.

Nga emailet e përfshira në dosje rezulton se darka ishte zhvilluar më 2 gusht 2015. Disa javë më vonë, në një email të datës 20 gusht 2015 drejtuar miliarderit Tom Pritzker, Epstein e përshkroi këtë takim si “të çmendur”. Ky përshkrim është rikthyer tani në qendër të vëmendjes, teksa rritet shqyrtimi publik mbi marrëdhëniet që financieri i diskredituar kishte me figura shumë të fuqishme nga bota e biznesit dhe teknologjisë.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, personat që përmenden në dosje kanë filluar të minimizojnë çdo lidhje me Epstein. Kjo ndodh ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka bërë publikimin e më shumë se tre milionë dokumenteve që lidhen me rrjetin shoqëror dhe aktivitetet e tij, duke hedhur dritë mbi kontaktet e shumta që ai kishte me politikanë, biznesmenë dhe figura publike.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shfaqja në fotografi apo dokumente nuk përbën provë të ndonjë shkeljeje apo përfshirjeje në veprimtari të paligjshme. Rasti i Elon Musk është një nga më të përfolurit, pasi emri i tij shfaqet disa herë në dosje, përfshirë edhe shkëmbime të mëparshme email-esh që sugjerojnë një marrëdhënie miqësore mes tij dhe Epstein disa vite para darkës së vitit 2015.

Pavarësisht këtyre zbulimeve, Musk, sot njeriu më i pasur në botë, ka mohuar vazhdimisht të ketë qenë i afërt me Epstein. Në një intervistë për Vanity Fair, ai deklaroi se nuk e njihte aq mire financiarin e ndjerë.

“Nuk më kujtohet ta kem prezantuar Epstein me askënd, sepse nuk e njoh aq mirë sa ta bëja këtë. Epstein është padyshim një njeri i çuditshëm dhe Zuckerberg nuk është një mik i imi”. Gjithashtu, më 31 janar, Musk reagoi edhe në platformën X, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte marrë pjesë në tubime apo festa të Epstein. Ai shkroi se nuk ka qenë kurrë në asnjë festë të Epstein dhe se ka kërkuar vazhdimisht që ata që kanë kryer krime në bashkëpunim me të, të ndiqen penalisht.

Publikimi i kësaj fotografie dhe dokumenteve shoqëruese ka rihapur debatin mbi mënyrën sesi Jeffrey Epstein arriti të krijojë dhe ruajë lidhje me njerëz jashtëzakonisht të fuqishëm, edhe pas dënimeve dhe skandaleve që shoqëruan emrin e tij. Ndërkohë, opinioni publik vazhdon të kërkojë transparencë dhe sqarime më të plota mbi këto marrëdhënie, pa paragjykuar, por duke kërkuar përgjegjësi aty ku ka fakte.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga kamjani me unifikimin e vlen it krijojme forcen e vetme me shtrirje ne gjithe republiken 69890921550c0
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga Kamjani: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë Republikën

mickoski nese dikush kerkon dhenien e provimit te jurisprudences ne shqip duhet te lejohet 69890f7d0760a
Lajmi i radhës

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Të fundit nga

Liria njofton shkarkimin e Liridon Lecit

Humbja me rezultat 4:1 e Lirisë nga Trepça ’89 nuk u përtyp dot nga prizrenasit në kuadër të javës së 19-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. FC Liria e
ShkoLartë