dosja epstein arrestohet ish ministri britanik peter mandelson 699ca815067b0

Dosja Epstein/ Arrestohet ish-ministri britanik Peter Mandelson

February 23, 2026
1 minut lexim

Peter Mandelson, ish-ministër britanik, është arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre, pasi emri i tij u përmend në dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

“Oficerët kanë arrestuar 72-vjeçarin me dyshimin për shpërdorim detyre”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Sipas autoriteteve, arrestimi u krye në zonën e Camden, ndërsa Mandelson është shoqëruar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje.

“Kjo vjen pas urdhër-bastisjeve në dy adresa në zonat e Wiltshire dhe Camden”, shtoi zëdhënësi, duke theksuar se hetimet janë në vijim.

Më herët, ish-ministri Mandelson ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e plotë të akuzave, ndërsa pritet që zhvillimet e reja të sqarojnë pozicionin e tij ligjor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

per te treten dite me radhe studentet iraniane protestojne kunder qeverise 699ca75aec568
Lajmi i mëparshëm

Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë kundër Qeverisë

angazhimi fsk se ne gaze hap strategjik per afirmim nderkombetar 699ca82e605f6
Lajmi i radhës

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

Të fundit nga

Maignani e refuzoi Juventusin

Portieri i Milanit, Mike Maignan, thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Juventus, pavarësisht se bardhezinjtë i propozuan një pagë më të lartë se ajo që përfiton aktualisht në Milano. Eksperti i
ShkoLartë