dorehiqet nga detyra kreu i agjencise amerikane te emigracionit 69e1fcc12072b

Dorëhiqet nga detyra kreu i Agjencisë Amerikane të Emigracionit

April 17, 2026
1 minut lexim

Drejtori në detyrë i agjencisë amerikane të emigracionit US Immigration and Customs Enforcement (ICE), e ngarkuar me zbatimin e fushatës së deportimeve masive të presidentit Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen.



“Todd Lyons do të largohet nga detyra në fund të muajit maj”, njoftoi eprori i tij, sekretari i Sigurisë Kombëtare Markwayne Mullin, përmes një postimi në rrjetin X.

Mullin vlerësoi punën e Lyons, duke theksuar se ai ka ndihmuar administratën Trump në largimin nga vendi të “vrasësve, përdhunuesve, pedofilëve, terroristëve dhe anëtarëve të bandave kriminale”.

“Falë drejtimit të tij, komunitetet amerikane janë më të sigurta,” shkroi ai. Nuk është bërë publik ndonjë shkak zyrtar për dorëheqjen.

Trump e emëroi Lyons në këtë post në mars të vitit 2025, ndërsa ai kishte rreth 20 vite përvojë në ICE.

Agjencia është përballur me kritika të shumta për operacionet e saj në qytete si Çikago dhe Mineapolis, ku janë përdorur agjentë federalë të maskuar kundër migrantëve.

Protestat u përshkallëzuan pasi agjentët e emigracionit qëlluan për vdekje dy persona në incidente të  veçuara në Mineapolis në janar, duke nxitur demonstrata në mbarë vendin dhe rritur vëmendjen ndaj taktikave të ICE.

Edhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që mbikëqyr ICE, është kritikuar.

Ish-sekretarja Kristi Noem u shkarkua nga Trump në fillim të marsit.

Pasardhësi i saj, Mullin, ndodhet në detyrë prej më pak se një muaji dhe përballet me sfidën e uljes së tensioneve.

Sipas “Fox News”, Lyons dorëzoi letrën e dorëheqjes të enjten dhe planifikon të kalojë më shumë kohë me familjen.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump kishte premtuar deportime në shkallë të gjerë të personave pa status të rregullt ligjor.

Në një seancë dëgjimore në Kongres në shkurt, Lyons deklaroi se ICE kishte kryer 379 000 arrestime gjatë vitit të parë pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kishte deportuar mbi 475 000 persona nga SHBA.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Reagim ASH 1
Lajmi i mëparshëm

ASH/Taravari: Shqipja hiqet nga institucionet, VLEN-i në heshtje

lushaku qytetaret e kosoves po vidhen tash e 6 vite njehsoret nuk e masin sakte shpenzimin e energjise 69e1fdb5758f4
Lajmi i radhës

Lushaku: Qytetarët e Kosovës po vidhen tash e 6 vite, njehsorët nuk e masin saktë shpenzimin e energjisë

Të fundit nga

Melinda Ademi ekspozon të pasmet bombastike

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi shpesh tërheq vëmendje me paraqitjet e saj. Ajo ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale. Në postimin e fundit, ajo ka theksuar linjat e trupit. Ajo ka
ShkoLartë