dore per dore me carla brunin dhe mes duartrokitjeve sarkozy niset drejt burgut 68f75bd7c7d71

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

October 21, 2025
min lexim

Dorë për dore me partneren e tij, Carla Bruni. Kështu e ka nisur rrugën e tij drejt burgut ish-presidenti Nicolas Sarkozy. Ai doli nga shtëpia e tij pak pas orës 09:00 të mëngjesit për t’u nisur drejt burgut burgun La Santé, nën brohoritjet e turmës që e priste.



Ish-presidenti francez përshëndeti mbështetësit dhe të dashurit e tij përpara se të hipte në makinë dhe të nisej për të vuajtur dënimin me 5 vite heqje lirie.

Pak më parë, tre djemtë e tij, Jean, Pierre dhe Louis, dolën gjithashtu nga shtëpia, mes duartrokitjeve, ndërsa njerëzit kënduan edhe himnin kombëtar francez, La Marseillaise.

Dje pasdite, pak orë para se të nisej për në burg, Sarkozi u prit në Pallatin Elysee nga Emmanuel Macron, ndërsa dihet se edhe Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, planifikon ta vizitojë atë gjatë vuajtjes së dënimit. Vendimi i Darmanin është pritur me shumë komente dhe shqetësime, kryesisht nga opozita, pasi e interpretojnë atë si një përpjekje për të ndikuar në gjyqësor. 

“Do të fle me kokën lart”, kishte thënë Sarkozy kur mësoi për dënimin e tij, ndërsa vazhdon të shprehet se është i pafajshëm dhe se nuk ka gisht në skandalin e konspiracionit kriminal për  financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Muammar Gaddafi, çështje për të cilën u dënua me pesë vjet burg.

La Sante: Hotel VIP me… hekura në dritare

“Është më shumë një hotel luksoz sesa një burg”, thotë një ish-i burgosur i krahut VIP të burgut të sigurisë së lartë La Santè.

Përpara se të mirëpresë “qiramarrësin” e tij të ri, ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy, burgu La Santè është bërë objekt diskutimesh të shumta, me të gjithë që pyesin veten: A po çohet “Bling Bling” në një qeli të errët, të lagësht dhe gri, apo në një dhomë hoteli me… hekura në dritare?

La Santè nuk është një burg i zakonshëm. Ndodhet në zemër të Parisit, në një lagje të qetë të rajonit të 14-të, përballë një azili pleqsh, një tipar i pazakontë për një burg. U ndërtua në vitin 1867 me një arkitekturë radiale, në mënyrë që rojet të mund të shihnin të gjitha qelitë. Ato kishin qenë të mbyllura për disa vjet dhe u rihapën në vitin 2019, pas një rinovimi katërvjeçar, duke ofruar ambiente më moderne.

Në dekadat e mëparshme, qelitë e tyre strehonin personalitete që e bënë burgun një mënyrë jetese, ose të paktën një kapitull në jetën e tyre. Terroristi famëkeq Karlos Çakalli, “Flutura” e famshme e Francës, personi përgjegjës për dhjetëra grabitje bankash dhe po aq arrestime e arratisje mbresëlënëse që Zhak Mesrin kaloi përmes tyre.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne shba ndihmesja e kongresmenit amerikan i jep fund jetes duke u djegur me benzine shperthejne akuzat per lidhje jashtemartesore me shefin e saj 68f7578752b7e
Lajmi i mëparshëm

Skandal në SHBA/ Ndihmësja e kongresmenit amerikan i jep fund jetës duke u djegur me benzinë, “shpërthejnë” akuzat për lidhje jashtëmartesore me shefin e saj

mbetjet eshterore ne hajvali vazhdojne germimet 68f75caed8206
Lajmi i radhës

Mbetjet eshtërore në Hajvali, vazhdojnë gërmimet

Të fundit nga

ShkoLartë