donika gervalla njofton marreveshjen historike hiqen vizat mes bahamas dhe kosoves 696fdadfa9bc1

Donika Gërvalla njofton marrëveshjen historike: Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

January 20, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Sipas saj, kjo marrëveshje përbën një tjetër lajm të mirë për Kosovën dhe vjen si hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, pas njohjes së fundit të pavarësisë së Kosovës nga Bahamasi. Heqja e vizave pritet të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

“Urime të gjithë qytetarëve!”, ka theksuar Gërvalla, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sukses diplomatik dhe dëshmi të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi.

Urime të gjithë qytetarëve!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos ve skedina fituse o bos te marrim tch zbardh bisedat mes policeve qe vinin baste he mo tiger duhet me dorzu leket e llotos 696fdaab4202b
Lajmi i mëparshëm

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ TCH zbardh bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos

pse macron mbante syze dielli ne davos 696fdaff6d039
Lajmi i radhës

Pse Macron mbante syze dielli në Davos?

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë