donald trump zbuloi sesa ushtare humben rusia dhe ukraina vetem kete vit shifrat jane te medha 688dc1d5106bc

Donald Trump zbuloi sesa ushtarë humbën Rusia dhe Ukraina vetëm këtë vit, shifrat janë të mëdha

August 2, 2025
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të ri në rrjetin social Truth Social, ka ndarë me ndjekësit e tij disa të dhëna tronditëse në lidhje me humbjet në njerëz gjatë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi përfshin shifra të larta humbjesh ushtarake nga të dyja palët.

“Sapo u informova se afro 20 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij muaji në këtë luftë qesharake kundër Ukrainës,” shkroi Trump.

Image

Postimi i Trump

“Që nga fillimi i vitit, Rusia ka humbur gjithsej 112.500 ushtarë. Bëhet fjalë për një numër të tmerrshëm vdekjesh, plotësisht të panevojshme dhe të shmangshme”, shtoi ai.

Duke folur për palën ukrainase, Trump theksoi se edhe Ukraina ka pësuar humbje serioze në fushëbetejë. “Ukraina, sidoqoftë, ka vuajtur rëndë. Ata kanë humbur rreth 8 mijë ushtarë që nga 1 janari 2025, dhe ky numër nuk përfshin ata që konsiderohen të zhdukur,” deklaroi 79-vjeçari.

Lideri amerikane shtoi se ndonëse humbjet civile janë më të vogla në krahasim me ato ushtarake, popullata civile ka qenë gjithashtu viktimë e këtij konflikti, për shkak të sulmeve të vazhdueshme me raketa në Kiev dhe në qytete të tjera ukrainase nga forcat ruse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple ka shitur mbi tre miliarde iphone 688dc198ea62d
Lajmi i mëparshëm

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

sa pasagjere kane hyre nga porti i durresit ne 6 muajt e pare te vitit 2025 688dc6852a2f4
Lajmi i radhës

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë