donald trump urdheroi rifillimin e testimit te armeve berthamore reagon irani veprim i papergjegjshem 690484d425c11

Donald Trump urdhëroi rifillimin e testimit të armëve bërthamore, reagon Irani: Veprim i papërgjegjshëm

October 31, 2025
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka dënuar thirrjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që Pentagoni të rifillojë testimet e armëve bërthamore , duke e quajtur këtë veprim si “regresiv” edhe të papërgjegjshëm.

“Pasi e ka riemërtuar ‘Departamentin e Mbrojtjes’ në ‘Departamentin e Luftës’, një ngacmues i armatosur bërthamor po rifillon testimin e armëve atomike”, shkroi Araghchi në një postim në platformën X.

“Ai ka demonizuar programin bërthamor paqësor të Iranit dhe ka kërcënuar me sulme të mëtejshme ndaj objekteve tona bërthamore të mbrojtura, të gjitha në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Trump bëri njoftimin e papritur në një postim në Truth Social të enjten pak para takimit me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Trump tha se kishte udhëzuar Pentagonin që të rifillonte menjëherë testimet e armëve bërthamore “në baza të barabarta” me vendet e tjera si Rusia dhe Kina, arsenali i armëve bërthamore të të cilave do të jetë i barabartë me atë të SHBA-së brenda “pesë vjetësh”, sipas Trump.

Trump theksoi se SHBA ka më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër në botë, me Rusinë në vend të dytë dhe Kinën “shumë më poshtë”. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer asnjë test bërthamor që prej vitit 1992.

Deklarata e tij vjen vetëm disa ditë pasi kishte dënuar Rusinë për testimin e një rakete me energji bërthamore, e cila raportohet se ka rreze të pakufizuar veprimi. Në postimin e tij, Trump pranoi “fuqinë shkatërruese të jashtëzakonshme” të armëve bërthamore, por shtoi se nuk kishte “asnjë zgjedhje tjetër” veçse të modernizonte arsenalin amerikan gjatë mandatit të tij të parë.

Ai shtoi gjithashtu se programi bërthamor i Kinës “do të arrijë në të njëjtin nivel brenda pesë vitesh”.

Trump nuk dha detaje se si do të zhvillohen testimet, por theksoi se “procesi do të nisë menjëherë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avantazhet dhe rreziqet e lojrave te fatit online cfare duhet te dini 6904848fa3c92
Lajmi i mëparshëm

Avantazhet dhe rreziqet e lojrave të fatit online: Çfarë duhet të dini

hegseth ia ben te qarte kines shba ja do ti mbroje me vendosmeri interesat e saj 6904868540633
Lajmi i radhës

Hegseth ia bën të qartë Kinës: SHBA-ja do t’i mbrojë me vendosmëri interesat e saj

Të fundit nga

ShkoLartë