donald trump paralajmeron publikimin e dosjeve per alienet dhe ufo t ka interes te jashtezakonshem 69980a0aceca6

Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për alienët dhe UFO-t: Ka interes të jashtëzakonshëm

February 20, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të urdhërojë Pentagonin dhe agjenci të tjera federale të nisin procesin për publikimin e dokumenteve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se vendimi është marrë “bazuar në interesin e jashtëzakonshëm të treguar” nga publiku, duke e cilësuar çështjen si “jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme”.

“Bazuar në interesin e madh të treguar, do të drejtoj Sekretarin e Luftës dhe departamentet e tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimit të dosjeve qeveritare lidhur me jetën aliene dhe jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP), objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe çdo informacion tjetër të lidhur me këto çështje komplekse, por tejet interesante dhe të rëndësishme”, shkroi ai.

Njoftimi erdhi vetëm pak orë pasi Trump akuzoi ish-presidentin Barack Obama për zbulim informacioni të klasifikuar, pas një interviste të publikuar të shtunën.

Gjatë paraqitjes në podcastin e Brian Tyler Cohen, Obama u shpreh me ironi: “Janë realë, por unë nuk i kam parë dhe nuk po mbahen në Area 51. Nuk ka një strukturë nëntokësore, përveç nëse ekziston një komplot i madh dhe ata e kanë fshehur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryefjale ne turqi muci zgjidhet lojtari i muajit 24 vjecari thyen rekordin e grekut 6998094488335
Lajmi i mëparshëm

Kryefjalë në Turqi, Muçi zgjidhet lojtari i muajit/ 24-vjeçari thyen rekordin e grekut

seanca maratone kuvendi miratoi kater anetare te rinj te keshillit mbikeqyres te bankes se shqiperise 69980ad5eafb3
Lajmi i radhës

Seanca maratonë/ Kuvendi miratoi katër anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë