donald trump ne pritje te nobelit per paqe a do te befasoje komiteti norvegjez sot 68e8bae97f23d

Donald Trump, në pritje të Nobelit për Paqe. A do të befasojë komiteti norvegjez sot?

October 10, 2025
1 minut lexim

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen do të shpallet sot nga Instituti Norvegjez i Nobelit në Oslo.

Por ndërsa bota pret emrin e laureatit të radhës, një zë i njohur ka filluar të bëhet gjithnjë e më i zëshëm, ai i presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump ka kohë që pretendon se e meriton këtë çmim prestigjioz, duke e quajtur veten një faktor kyç në nxitjen e paqes në Lindjen e Mesme. Që në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai deklaronte se “shumë njerëz” mendonin se ishte i denjë për Nobelin.

Gjatë një takimi në muajin shkurt me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Trump u shpreh i bindur për meritat e tij, por gjithashtu skeptik për një shpërblim nga komiteti Nobel: “Ata kurrë nuk do të më japin një Çmim Nobel për Paqen. E meritoj, por ata kurrë nuk do të ma japin.”


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termet 7 4 i shkalles rihter godet filipinet paralajmerim per cunami 68e8b939e751a
Lajmi i mëparshëm

Tërmet 7.4 i shkallës Rihter godet Filipinet, paralajmërim për cunami

kercenoi gjykatesit familja e gjovalin shkambit babai ishte ne gjendje te renduar 68e8bdf7277a2
Lajmi i radhës

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar

Të fundit nga

ShkoLartë