donald trump i shkruan vjosa osmanit ja cka i thote 68925e022e266

Donald Trump i shkruan Vjosa Osmanit, ja çka i thotë

August 5, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në njoftimin e presidentes, shkruhet se Trump e ka falenderuar për përkushtimin dhe miqësinë, lidershipin e guximshëm, duke shprehur dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.

“Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump: E falënderon për lidershipin e guximshëm dhe e quan mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara. Sot, Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Tutje, sipas saj, në letër presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar Presidenti Trump në letrën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova nuk ia del edhe me finlanden 68925dff0e7df
Lajmi i mëparshëm

Kosova nuk ia del edhe me Finlandën

panik ne plazh ne spanje banoret ndjekin nga pas emigrantet qe zbriten nga gomonia 68925f2a97144
Lajmi i radhës

Panik në plazh në Spanjë, banorët ndjekin nga pas emigrantët që zbritën nga gomonia

Të fundit nga

ShkoLartë