don xhoni reagon per situaten ne shqiperi me zor e me inat nuk zgjidhet asgje 6ad73eb1e0932

Don Xhoni reagon për situatën në Shqipëri: Me zor e me inat nuk zgjidhet asgjë

October 20, 2026
1 minut lexim

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory lidhur me situatën në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh për dhunën, bashkimin dhe nevojën për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut.

Artisti iu drejtua drejtpërdrejt Shqipërisë, duke thënë se prej ditësh po sheh pamje të shumta nga ajo që po ndodh.

Ai theksoi se nuk dëshiron të mbetet indiferent ndaj situatës, ndërsa shprehu shqetësimin për atë që po sheh.

Image

Reagimi i Don Xhonit

“Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m’dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop atë dhunë e atë hallakamë”, shkroi reperi.

Don Xhoni u ndal veçanërisht te dhuna, duke theksuar se ajo nuk është zgjidhje dhe se përplasjet vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën.

“Dhuna s’zgjedh prej asnjones anë. Me zor e me inat s’zgjidhet kurgjo, veç bohet edhe ma keq”, u shpreh ai.

Në vazhdim, reperi bëri thirrje për bashkim mes studentëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët.

“Mos harroni që n’fund t’ditës na jem njo! Institucionet bohen prej qytetarëve, e jo qytetarët prej institucioneve”, përfundoi Don Xhoni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e ktheu rrugen ne piste garash gruaja kapet duke vozitur 142 km h ne zone 50 6ad73ead21c41
Lajmi i mëparshëm

E ktheu rrugën në pistë garash, gruaja kapet duke vozitur 142 km/h në zonë 50!

bytyqi borxhi do te kaloje 11 miliarde euro deri ne fund te vitit 6ad73f6e7aa16
Lajmi i radhës

Bytyqi: Borxhi do të kalojë 11 miliardë euro deri në fund të vitit

Të fundit nga

ShkoLartë