don xhoni ndalon publikimin e kenges ne shenje respekti per ndarjen nga jeta te vellait te gjestit 68d7f212f0097

​Don Xhoni ndalon publikimin e këngës në shenjë respekti për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit

September 27, 2025
1 minut lexim

Reperi i njohur shqiptar Don Xhoni ka vendosur të anulojë publikimin e këngës së tij më të re, pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të mikut dhe kolegut të tij, Gjesti.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale, Don Xhoni ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjen Kelmendi, duke thënë se nuk është momenti për muzikë, por për reflektim, mbështetje dhe respekt ndaj një humbjeje të madhe që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin artistik dhe fansat.

“Në shenjë respekti për vëllain e Gjesti-t, Eldionin, vendosa që kënga e re të mos publikohet në këtë periudhë. Zemra jonë është me familjen Kelmendi në këto ditë të vështira.” – ka shkruar reperi, duke treguar kështu anën e tij humane përtej skenës dhe famës.

Ky vendim është mirëpritur nga ndjekësit dhe publiku, të cilët kanë vlerësuar gjestin e tij si një akt të madh respekti dhe solidariteti.

Viktima ha humbur jetën dje në një aksident trafiku dhe do të përcillet për në banesën e fundit sot, më 27 shtator, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

simone ishte kenaqesi per mua te gjeja kohe per te ardhur dhe per te perfaqesuar shoqaten boterore te kirurgjise emergjente 68d7f0ef6883e
Lajmi i mëparshëm

Simone: Ishte kënaqësi për mua të gjeja kohë për të ardhur dhe për të përfaqësuar Shoqatën Botërore të Kirurgjisë Emergjente

kasami trondit opinionin ahmeti ia shiti pasurine bankes se vuciqit 68d7f6388219e
Lajmi i radhës

Kasami trondit opinionin: Ahmeti ia shiti pasurinë bankës së Vuçiqit!

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë