don xhoni me postim ironizues u ben thirrje njerezve ta votojne per zgjedhje 68c9e2134dca6

Don Xhoni me postim ironizues, u bën ‘thirrje’ njerëzve ta votojnë për zgjedhje

September 17, 2025
1 minut lexim

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka bërë një postim me tone ironike në rrjetet sociale.

Ai u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse ai vetë nuk është kandidat në asnjë garë zgjedhore.

“Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon, se tjetër s’bon”, ka shkruar ai.

Image

Don Xhoni

Ky reagim vjen në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 12 tetor. Në këto zgjedhje, qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët që duan t’i shohin në krye të komunave të tyre.

Don Xhon, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, ka qenë aktiv në skenën muzikore edhe këtë vit, me projekte që janë pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Këngët e tij grumbullojnë miliona klikime në YouTube.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

besnik osmani se bashku do te ndertojme nje fushe kosove me te zhvilluar dhe me te bashkuar 68c9e0f4acd9e
Lajmi i mëparshëm

Besnik Osmani: Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar

kasami nga zhelina vlen eshte forca qe nuk ndalet 68c9e63a76451
Lajmi i radhës

Kasami nga Zhelina: VLEN është forca që nuk ndalet!

Të fundit nga

ShkoLartë