don xhoni mbyll sezonin veror me mesazh nga qyteti i noizyt shihemi shpejt 68ae16739e517

Don Xhoni mbyll sezonin veror me mesazh nga qyteti i Noizyt: Shihemi shpejt…

August 26, 2025
1 minut lexim

Don Xhoni ka zgjedhur Durrësin për të përmbyllur sezonin e tij veror, duke ndarë me fansat një mesazh të ngrohtë dhe falënderues.

Në postimin e fundit, reperi shihet i rrethuar nga ekipi i tij dhe Butrint Imeri, ndërsa shkruan: “n’kllab me krejt robt e shpisë”, duke treguar lidhjen e fortë dhe energjinë që e shoqëroi gjatë muajve të ngarkuar me koncerte dhe hite.

Ai e cilëson sezonin veror si një nga më të veçantët në karrierën e tij, duke theksuar: “Kjo sezonë ka me u majt men gat rekorde, memorie, plotë jetë”.

Image

Don Xhoni

Zgjedhja e Durrësit si qytet për koncertin përmbyllës mund të shihet gjithashtu si një mesazh i drejtpërdrejtë për Noizyn, pasi reperi jetën dhe bizneset i zhvillon në këtë qytet. Dyshja herë pas here kanë shkëmbyer mesazhe indirekte.

Postimi përfundon me një premtim të qartë për të ardhmen: “Shihemi shpejt! JU DON KB1!!”, duke lënë të kuptohet se reperi nuk do të ndalet dhe rikthimi i tij në skenë do të vijë së shpejti, duke mbajtur të ndezur interesin e publikut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja tragjike automekaniket kacanikas ne zi per kolegun 68ae154fd2277
Lajmi i mëparshëm

Vdekja tragjike: Automekanikët kaçanikas në zi për kolegun

elmazi bojana foli ndryshimi ne saraj eshte i pashmangshem 68ae1a919a2a6
Lajmi i radhës

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Të fundit nga

ShkoLartë