doli ne rruget e new yorkut kunder trumpit presidenti amerikan hakmerret ndaj kreut te kolumbise 68d7b389e36c7

Doli në rrugët e New Yorkut kundër Trumpit, presidenti amerikan ”hakmerret” ndaj kreut të Kolumbisë

September 27, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara do të revokojnë vizën e Presidentit kolumbian Gustavo Petro për “nxitje të ushtarëve amerikanë për mosbindje të urdhrave dhe për nxitje dhune”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

“Ne do të revokojmë vizën e Presidentit Petro për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

Presidenti Petro, i cili ndodhej në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, iu drejtua një turme jashtë selisë së OKB-së me fjalët: “U bëj thirrje të gjithë ushtarëve të ushtrisë amerikane që të mos i drejtojnë armët kundër njerëzve. Mos iu binduni urdhrave të (Presidentit Donald) Trump. Bindjuni urdhrave të njerëzimit!”

Të martën, nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Petro kritikoi ashpër Presidentin Trump, duke e cilësuar atë si “bashkëpunëtor në gjenocidin në Gaza”. Ai gjithashtu kërkoi nisjen e procedimeve penale ndaj Trumpit, për shkak të sulmeve vdekjeprurëse në Karaibe ndaj anijeve me motor të shpejtë që, sipas Uashingtonit, transportonin drogë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vrasja e biznesmenit italian ne tepelene zbulohen pamjet nga vendngjarja makina e lene ne mes te rruges trupi u gjet 68d7b1d8afe05
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë! Zbulohen pamjet nga vendngjarja, makina e lënë në mes të rrugës, trupi u gjet…

ka ende shume pune per prishtinen jeta rafuna kerkon besimin per mandatin e trete 68d7b8be08527
Lajmi i radhës

​“Ka ende shumë punë për Prishtinën”, Jeta Rafuna kërkon besimin për mandatin e tretë

Të fundit nga

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka urdhëruar Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) të nisë një shqyrtim mbarëkombëtar të mashtrimeve të mundshme me votuesit që përfshijnë shtetas amerikanë të natyralizuar, raportoi CNN
ShkoLartë