doli me golf 3 nga shtepia dhe su kthye me raportohet i zhdukur nje 55 vjecar nga gjakova 6a58a914946d6

Doli me Golf 3 nga shtëpia dhe s’u kthye më, raportohet i zhdukur një 55 vjeçar nga Gjakova

July 16, 2026
1 minut lexim

Një 55-vjeçar nga Gjakova është raportuar i zhdukur, ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të siguruar informacione që mund të çojnë në gjetjen e tij.

Bëhet e ditur se Shani Krasniqi është larguar nga shtëpia dje rreth orës 09:00, me një veturë të tipit Golf 3, me ngjyrë të kaltër, dhe nuk është kthyer më.

Sipas familjarëve, ai është larguar pa telefon, dokumente personale dhe para.

Rasti është paraqitur në Policinë e Gjakovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e personit të zhdukur dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Familja u ka bërë apel qytetarëve që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e Shani Krasniqit që të lajmërojnë Policinë e Kosovës ose familjarët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky shkarkon ministrin e mbrojtjes mykhailo fedorov 6a58a48b68f81
Lajmi i mëparshëm

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

arrestim si ne filma policia e shqiperise publikon pamje nga operacioni madhor mekanizmi 6a58a99166a10
Lajmi i radhës

Arrestim si në filma, policia e Shqipërisë publikon pamje nga operacioni madhor “Mekanizmi”

Të fundit nga

ShkoLartë