dolen ne pisten e avionit pasi iu devijua fluturimi prokuroria e brindisit nis hetimin per 3 shqiptaret 6974cc2482d2b

Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi, prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët

January 24, 2026
1 minut lexim

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri.

Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagim të ashpër nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u mblodhën në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë.

Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e trazirave, për shkak të sjelljes agresive dhe aftësisë për të nxitur pasagjerë të tjerë të bashkoheshin me protestën.

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ambienteve publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë aeroportuale.

Tre të dyshuarit u identifikuan gjatë kontrolleve kufitare në terminalin e Costa Morena-s, në momentin kur po përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Ndërkohë, pasagjerët e tjerë u përballën me orë të tëra tensioni, pasi u detyruan të braktisnin udhëtimin ajror drejt Shqipërisë.

Sipas Corriere, në fund, të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri me mjete alternative udhëtimi.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

usain bolt mund ta beje nje rikthim senzacional ne lojerat olimpike 6974cb74a34e8
Lajmi i mëparshëm

Usain Bolt mund ta bëjë një rikthim ‘senzacional’ në Lojërat Olimpike

nenkryetari nga komuniteti serb ne kuvend kushtetueses i kerkohet vendimmarrje para seances konstituive 6974cc7e4f5dd
Lajmi i radhës

​Nënkryetari nga komuniteti serb në Kuvend, Kushtetueses i kërkohet vendimmarrje para seancës konstituive

Të fundit nga

ShkoLartë