dokument rruga boris kidriq komuna e tetoves zbulon mashtrimin dhe genjeshtren e bajram

Dokument/ Rruga “Boris Kidriq”, Komuna e Tetovës zbulon mashtrimin dhe gënjeshtrën e Bajram Rexhepit!

September 8, 2025
1 minut lexim

Komuna e Tetovës ka zbuluar dokumente përmes të cilave ka përngënjeshtruar propagandën e BDI-së dhe kandidatit të tyre, Bajram Rexhepi, lidhur me pretendimet për rrugën Boris Kidriq.

Nga Komuna e Tetovës, thonë se kandidati i AKI-së, duke thënë se rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit.

Nga Komuna e Tetovës shtojnë se kjo konferencë është një dështim nga ana e kandidatit, Bajram Rexhepi pasi në mungesë të programit dhe vizionit të tij politik shëtitet “jerrëm” rrugëve të qytetit vetëm e vetëm për t’u shfaqur para mediave, raporton Gjurme.info

Reagimi i plotë i Komunës së Tetovës:

Gënjeshtër dhe propagandë politike nga Bajram Rexhepi ❌
Kandidati nga rradhët e AKI-së Bajram Rexhepi, sot në një press konferencë ka theksuar se rruga “Boris Kidriç” nuk ka leje ndërtimi. Komuna e Tetovës e demanton këtë lajm, pasi për rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit!
Kjo press konferencë është një dështim nga ana e kandidatit, pasi në mungesë të programit dhe vizionit të tij politik, Bajram Rexhepi shëtitet “jerrëm” rrugëve të qytetit vetëm e vetëm për t’u shfaqur para mediave!
Ju bëjmë thirje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e propagandës politike! Gjithashtu, kërkojmë nga kandidati në fjalë të kërkojë falje, në të kundërtën do të ketë padi për shpifje!
Në fotografinë më poshtë e gjeni lejen e ndërtimit dhe vendimin e këshillit!

https://www.facebook.com/komunaofficial/posts/1185718050258046?ref=embed_post

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elmazi nuk guxon qe bashkevendasit e mi te sarajit te qendrojne pa uje ne shekullin
Lajmi i mëparshëm

Elmazi: Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të Sarajit të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI

IMG 9498
Lajmi i radhës

Mexhiti: Shqiptarët sot më të fortë se kurrë, zhvillimi nuk njeh kufij politikë

Të fundit nga

ShkoLartë