dogji mbeturinat banori ne durres i ve flaken lagjes 13 zjarri u afrohet banesave 6aaeaf718b1d6

Dogji mbeturinat, banori në Durrës i vë flakën lagjes 13, zjarri u afrohet banesave

September 19, 2026
1 minut lexim

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi në lagjen 13 të Durrësit, duke u përhapur me shpejtësi dhe krijuar re të dendura tymi në zonë.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e mbetjeve nga një banor i zonës, ndërsa zjarri është pranë banesave.

Shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka dërguar në terren dy mjete me 8 efektivë, ndërsa për mbështetje me ujë ka shkuar edhe një autobot. Në përpjekje për të kufizuar përhapjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata pranë banesave është nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat. Ndërkohë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konfirmimi i identitetit te tre te zhdukurve haxhiu ata ishin pjese e grupit te intelektualeve 6aaeaef41fcdd
Lajmi i mëparshëm

​Konfirmimi i identitetit të tre të zhdukurve, Haxhiu: Ata ishin pjesë e “Grupit të intelektualëve”

aksident tragjik ne utah kirurgu milioner 66 vjecar humb jeten pasi perplaset me nje dre 6aaeafd0e82a3
Lajmi i radhës

Aksident tragjik në Utah/ Kirurgu milioner 66-vjeçar humb jetën pasi përplaset me një dre

Të fundit nga

ShkoLartë