dogana zbulon mall komercial dhe 29900 euro te padeklaruara ne han te elezit 6a4ccb92a8528

​Dogana zbulon mall komercial dhe 29,900 euro të padeklaruara në Han të Elezit

July 7, 2026
1 minut lexim

Dogana e Kosovës ka zbuluar mall komercial dhe 29,900 euro para të gatshme të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur më 6 korrik, kur zyrtarët doganorë, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde të kontrollit, kanë përzgjedhur për kontroll një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut që po hynte në Kosovë.

Gjatë intervistimit fillestar, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mall apo mjete monetare për deklarim. Megjithatë, kontrolli fizik ka zbuluar mall me natyrë komerciale të padeklaruar, ndërsa te drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë gjetur gjithsej 29,900 euro në para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Dogana rikujton se, sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës, mosdeklarimi i mallrave që i nënshtrohen procedurave doganore përbën kundërvajtje. Po ashtu, çdo person që hyn ose del nga Kosova me 10,000 euro ose më shumë, ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera, është i obliguar t’i deklarojë ato tek autoritetet doganore.

Sipas njoftimit, në këtë rast janë sekuestruar malli i padeklaruar, mjetet monetare dhe automjeti, ndërsa ndaj palës do të zhvillohen procedurat ligjore dhe do të ndërmerren masat e parapara me legjislacionin në fuqi, përfshirë procedurat për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e tregtisë së paligjshme, kontrabandës dhe parandalimin e pastrimit të parave, me qëllim mbrojtjen e kufijve doganorë dhe garantimin e sigurisë ekonomike të vendit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb nxenesit qe aplikojne per pranimin ne shkollen e mesme policore nuk duhet te cregjistrohen nga shkollat e tyre 6a4cb50f20ce9
Lajmi i mëparshëm

MPB: Nxënësit që aplikojnë për pranimin në shkollën e mesme policore, nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat e tyre

robert papa nxjerr prapaskenat e bujshme cia po heton edi ramen mbi tryezen e dash nje dosje masive me pergjimet 6a4ccc1119f08
Lajmi i radhës

Robert Papa nxjerr prapaskenat e bujshme: CIA po heton Edi Ramën, mbi tryezën e DASH një dosje masive me përgjimet…

Të fundit nga

ShkoLartë