dogana zbulon barna te kontrabanduara ne rajonin e gjilanit vlera mbi 4 mije euro 687cb95226714

Dogana zbulon barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit, vlera mbi 4 mijë euro

July 20, 2025
1 minut lexim

Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.

Në njofiimin e këtij institucioni, thuhet se gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.

“Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje në këtë njoftim theksohet se Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.

“Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve”, përfundon njoftimi i Doganës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesohet data kur marcus rashford do te prezantohet te barcelona 687cb94eebce2
Lajmi i mëparshëm

Mësohet data kur Marcus Rashford do të prezantohet te Barcelona 

zbulohet perplasja me masive e vrimave te zeza sfidohen teorite se 687cba3f00e6f
Lajmi i radhës

Zbulohet përplasja më masive e vrimave të zeza, sfidohen teoritë se…

Të fundit nga

ShkoLartë