dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve teknologjike false ne kosove 68b69f24f1676

Dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve teknologjike false në Kosovë

September 2, 2025
1 minut lexim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se, gjatë një kontrolli të një ngarkesë të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët e saj kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale.

Gjatë ekzaminimit, sipas njoftimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, që dyshohet të jetë “Apple”.

“Mbushës telefoni – 1250 copë; Koka mbushës telefoni – 5750 copë; Kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, ka njoftuar Dogana.

Mallrat thuhet se kanë përmbajtur dy paketime, ku në paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishte i cekur, derisa pas hapjes vërehej se paketimi përmbante brende të falsifikuara. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

isak me liverpoolin dua te fitoj gjithcka 68b69f1f8fa38
Lajmi i mëparshëm

​Isak: Me Liverpoolin dua të fitoj gjithçka

ndarja nga jeta e dhimiter anagnostit qeveria shpall 2 shtatorin dite zie kombetare ne nderim te regjisorit 68b69fc31d423
Lajmi i radhës

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të regjisorit

Të fundit nga

ShkoLartë