dogana ne takimet e komitetit te obd se ne bruksel 6904f44188cfa

Dogana në takimet e Komitetit të OBD-së në Bruksel

October 31, 2025
1 minut lexim

Delegacioni i Doganës së Kosovës mori pjesë në takimet e Komitetit të Përhershëm Teknik (PTC) të mbajtura në selinë e Organizatës Botërore të Doganave (OBD) në Bruksel.

Sipas njoftimit, takimet u hapën me fjalën hyrëse të Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, Ian Saunders, i cili theksoi rëndësinë e inovacionit, bashkëpunimit dhe modernizimit në fushën doganore.

“Gjatë sesioneve u diskutuan tema me rëndësi globale si: Smart Customs, E-Commerce, Dogana e Gjelbër, Marrëveshjet e Lehtësimit të Tregtisë dhe menaxhimi i qëndrueshëm i kufijve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Dogana e Kosovës dha kontribut aktiv në diskutime dhe mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta për inovacion, transformim digjital dhe bashkëpunim ndërkombëtar doganor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamin jamal vuan nga e njejta semundje si mesi 6904f4359f67d
Lajmi i mëparshëm

Lamin Jamal vuan nga e njëjta sëmundje si Mesi

e plote zoti i falte bashkepunetoret e mi veliaj flet ne kushtetuese u shkarkova se nuk u paraqita ne pune me hoqen nga puna ata qe donin te me shihnin me pranga ne duar 6904f4e8c873a
Lajmi i radhës

E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar

Të fundit nga

ShkoLartë