dogana ndalon pajisje mjekesore te padeklaruara ne merdare 68da8c01d79db

Dogana ndalon pajisje mjekësore të padeklaruara në Merdare

September 29, 2025
1 minut lexim

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 04:50 të mëngjesit sot në Pikën Kufitare të Kalimit në Merdare, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar nga zyrtarët doganorë, është ndaluar një automjet në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës për një kontroll të zakonshëm kufitar.

Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, por pas një kontrolli të detajuar të automjetit, në bagazh janë zbuluar pajisje mjekësore të padeklaruara.

“Më konkretisht, janë gjetur 8 (tetë) defibrilatorë të përdorur të markës Lifepak Medtronic, 3 (tre) defibrilatorë të rinj të markës Physio-Control Lifepak CR2, si dhe 2 (dy) pako ndihme të parë. Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj këtij rasti është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara me ligj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tronditi realin ne derbi kampionet e anglise kerkojne rikthimin e sulmuesit ne premier lige 68da8bf4782db
Lajmi i mëparshëm

Tronditi Realin në derbi, kampionët e Anglisë kërkojnë rikthimin e sulmuesit në Premier Ligë

zbardhet vrasja e biznesmenit italian ne tepelene shpallet ne kerkim cobani 48 vjecar si nisi sherri qe perfundoi ne krim 68da8ca4a9e98
Lajmi i radhës

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim çobani 48-vjeçar, si nisi sherri që përfundoi në krim

Të fundit nga

ShkoLartë