dogana me aktivitet ndergjegjesues per mbrojtjen e pronesise intelektuale 6ab3f4fbbe282

Dogana me aktivitet ndërgjegjësues për mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale

September 23, 2026
1 minut lexim

Dogana e Kosovës, Agjencia për Pronësi Industriale dhe Zyra për të Drejtat e Autorit kanë organizuar një aktivitet për të informuar të rinjtë dhe qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe pasojat e produkteve të falsifikuara.

Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e njohurive mbi Pronësinë Intelektuale, respektimin e krijimtarisë, inovacionit dhe të drejtave të autorëve dhe pronarëve të markave.

“Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësi të informohen më nga afër për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, si dhe për mënyrat se si secili qytetar mund të kontribuojë në respektimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në kuadër të aktivitetit u ekspozuan edhe mostra të mallrave të falsifikuara të konfiskuara nga Dogana e Kosovës.

“Në kuadër të aktivitetit u ekspozuan edhe mostra të mallrave të falsifikuara të konfiskuara nga Dogana e Kosovës, me qëllim të ndërgjegjësimit të pjesëmarrësve për fenomenin e falsifikimit, mënyrat e identifikimit të produkteve të falsifikuara dhe rëndësinë e konsumimit të produkteve origjinale”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesit e institucioneve përcollën mesazhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e edukimit të të rinjve dhe krijimit të një kulture të respektimit të punës krijuese, inovacionit dhe produkteve origjinale.

“Aktivitete të tilla synojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të kontribuojnë në rritjen e vetëdijes së publikut, veçanërisht të të rinjve, për rëndësinë e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale dhe luftimit të falsifikimit”, thuhet tutje.

Agjencia për Pronësi Industriale dhe Zyra për të Drejtat e Autorit kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në vazhdimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për forcimin e mbrojtjes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale dhe informimin e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari mickoski e humbi momentin per afrimin me bullgarine pas tragjedise ne kocan 6ab3de6f24acb
Lajmi i mëparshëm

Taravari: Mickoski e humbi momentin për afrimin me Bullgarinë pas tragjedisë në Koçan

i gjeten canten dhe arrestuan te dyshuarin gjermania falenderon policet ne tirane 6ab3f5701b901
Lajmi i radhës

​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë