dogana konfiskon nje sasi barnash te rrezikshme per shendetin e qytetareve 6931cf2f975d5

​Dogana konfiskon një sasi barnash të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve

December 4, 2025
1 minut lexim

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, raporton kp.

Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të qarkullimit të produkteve ilegale në treg.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kina do te jape 100 milione dollare ndihme per gazen 6931ce45697d2
Lajmi i mëparshëm

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

dhurata e heshtjes si ta gjeni vetveten gjate festave 6931d051a3c0a
Lajmi i radhës

Dhurata e heshtjes, si ta gjeni vetveten gjatë festave

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë