dogana identifikon dy lokacione me mallra te kontrabanduar gjenden qindra kilograme duhan 68d7e904c3504

Dogana identifikon dy lokacione me mallra të kontrabanduar, gjenden qindra kilogramë duhan

September 27, 2025
1 minut lexim

Dogana e Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës pas një pune disa javore të përkushtuar në informacione operative – inteligjente ka arritur të identifikojë dy lokacione në Ferizaj, të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrolleve, policia në lokacionin e parë ka sekuestruar 100 kg duhan të papërpunuar dhe 109 kg duhan të përpunuar, kurse në lokacionin e dytë ka sekuestruar 100 kg duhan të papërpunuar.

Sipas Doganës, vlera e mallrave të sekuestruar arrin shumën prej 4,500 euro.

“Ferizaj, 27 shtator 2025 – Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas një pune disa javore të përkushtuar dhe duke u bazuar në informacione operative–inteligjente, ka arritur të identifikojë dy lokacione të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara. Gjatë kontrolleve të realizuara në këto lokacione, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, janë sekuestruar mallra si në vijim: në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar. Malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore. Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

as merkella as stojkoviq e as gjurovski nuk e mposhten djalin nga llapi 68d7e8f7ca870
Lajmi i mëparshëm

As Mërkella, as Stojkoviq e as Gjurovski nuk e mposhtën djalin nga Llapi 

qindra besimtare moren pjese mbahet ne katedralen e korces ceremonia e fronezimit te mitropolitit te korces hiresi anastasit 68d7e9a2bfcf9
Lajmi i radhës

Qindra besimtarë morën pjesë/ Mbahet në Katedralen e Korçës ceremonia e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit

Të fundit nga

ShkoLartë