dogana e maqedonise se veriut kap 200 thase me detergjent te falsifikuar 6931bdb85f146

Dogana e Maqedonisë së Veriut kap 200 thasë me detergjent të falsifikuar!

December 4, 2025
1 minut lexim

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Tetovë janë kapur 2000 kilogramë detergjent i falsifikuar, që po vinte nga Turqia, ndërsa si destinacion kishte Shkupin, përcjell TV21. Sipas Doganës, kompania përkatëse ka konfirmuar se malli është i falsifikuar dhe i njëjti do të asgjësohet.

02

“Zyrtarët doganorë nga Dogana e Tetovës kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të mallrave të ngarkuara në Turqi dhe të destinuara për një importues në Shkup. Bëhet fjalë për 2000 kg, ose 200 thasë nga 10 kg larës rrobash me markën tregtare Ariel, e cila cenon të drejtat e pronësisë intelektuale. Përmes sektorit për masa jotarifore dhe mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale pranë Drejtorisë së Doganave, është njoftuar përfaqësuesi ligjor i mbajtësit të së drejtës, i cili ka konfirmuar se larësi Ariel në fjalë është fals dhe cenon të drejtat e pronësisë intelektuale, prandaj është dhënë pëlqimi për shkatërrimin e mallit. Kundër kryerësit, pas përfundimit të procedurës, do të ngrihet kallëzimi përkatës. Përpjekjet e vazhdueshme të zyrtarëve doganorë për shkatërrimin e tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e kontrabandimit të produkteve të dëmshme, si dhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e shkaktuar nga përbërja kimike e pakontrolluar”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

04

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gwen stefani paralajmeron nje udhetim nostalgjik per fansat 6931b433d2a1a
Lajmi i mëparshëm

Gwen Stefani paralajmëron një udhëtim nostalgjik për fansat

bilall kasami takon iom in fokus te riintegrimi i qytetareve te kthyer nga be 6931c4d0cbf5e
Lajmi i radhës

Bilall Kasami takon IOM-in: Fokus te riintegrimi i qytetarëve të kthyer nga BE

Të fundit nga

ShkoLartë