dogana e kosoves parandalon tri raste kontrabande ne aeroportin e prishtines 68cee6c057ff1

Dogana e Kosovës parandalon tri raste kontrabande në Aeroportin e Prishtinës

September 20, 2025
1 minut lexim

Dogana e Kosovës të shtunën gjatë një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste të tentim kontrabandës, ku dy prej tyre me telefona dhe një mosdeklarimit të mjeteve monetare.

Gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa telefona të fshehur në trupin e tij, të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Gjithashtu edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të menqur gjatë tentim kontrabandës.

“Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të të njëjtit pasagjer, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e mjeteve monetare në kufi”, thuhej në njoftim.

Rasti është referuar për hetime të mëtejshme te Drejtoria e Hetimeve të Doganës së Kosovës, për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe veprimet tjera procedurale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luis enrique i mahnitur nga nuno mendes 68cee6b670531
Lajmi i mëparshëm

Luis Enrique, i mahnitur nga Nuno Mendes

aksident tragjik ne aksin rrugor shkoder hani i hotit vdesin babe e bir 68cee763c9c28
Lajmi i radhës

Aksident tragjik në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, vdesin babë e bir

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë