dogana asgjeson 324 pako shampone te falsifikuara me marke tregtare 6916f8c15e738

Dogana asgjëson 324 pako shamponë të falsifikuara me markë tregtare

November 14, 2025
1 minut lexim

Doganat e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shampona) të falsifikuara të markës tregtare Hobby, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithësej 324 pako.

Siç thuhet në postimin në Facebook, produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës.

Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme rrezikshme për shëndeti, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.

“Doganat e Kosovës, mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit.

Ftojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara”. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vazhdojne kualifikueset e kupes se botes 2026 6916f8b3f2bda
Lajmi i mëparshëm

Vazhdojnë kualifikueset e Kupës së Botës 2026

baza e armeve ne nikel policia jep detaje u gjeten kallepe tritoli granata dore automatike e droge 6916f963a2f54
Lajmi i radhës

“Baza” e armëve në Nikël, policia jep detaje: U gjetën kallëpe tritoli, granata dore, automatikë e drogë

Të fundit nga

ShkoLartë