dodik nuk e pranon aktgjykimin me te cilin u denua me burgim dhe ndalim te veprimtarise politike 688cc49e67ed9

Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike

August 1, 2025
min lexim

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS), është dënuar me vendim të formës së prerë të premten, më 1 gusht, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Trupi gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Milorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.

Aktgjykimin e ka shpallur trupi gjykues prej tre anëtarësh, i përbërë nga Amella Huskiq, Vesna Jesenkoviq dhe Hillmo Vuçiniq.

Siç u bë e ditur nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, aktgjykimi u është dërguar palëve më 1 gusht dhe kundër tij nuk lejohet ankesë.

Dodik, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Banjallukë, tha se nuk e pranon dënimin.

“Institucionet e RS-së do ta përcaktojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Unë do të pranoj çdo vendim të Parlamentit, por këtë vendim nuk e pranoj”, tha Dodik.

Ai paralajmëroi se Kuvendi i RS-së do të miratojë vendime të reja dhe se duhet të hartohet një “plan i qartë për të dalë nga kjo situatë”, pa dhënë hollësi se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

“Të gjitha vendimet tona do të jenë politike. Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës është diskualifikuar si organ juridik”, theksoi Dodik, duke shtuar se nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në RS.

“Zgjedhje nuk do të ketë përderisa jam unë president. U bëj thirrje bashkëpunëtorëve të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe policisë që të ndalojë hapjen e çfarëdo vendvotimi”, u shpreh ai.

Dodik tha gjithashtu se pret mbështetjen e Serbisë dhe se do t’u drejtohet edhe Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, tha pas shpalljes së aktgjykimit se do të dorëzohet një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, me qëllim që të tentohet kontestimi i tij.

“Do të kërkojmë edhe një masë të përkohshme për të pezulluar zbatimin e aktgjykimit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Bubiq në një konferencë për media të premten në Banjallukë, duke shtuar se këto janë hapa të nevojshëm për të vijuar me ankesën në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kanë ushtruar ankesë si ekipi juridik i Dodikut, ashtu edhe Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës.

Prokuroria ka kërkuar ashpërsimin e dënimit me burg, si dhe zgjatjen e ndalimit për ushtrimin e funksioneve, ndërsa mbrojtja ka kërkuar anulimin e aktgjykimit.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

volkswagen garanton golf gti do te qendroje ne treg edhe ne epoken elektrike 688cc462e608b
Lajmi i mëparshëm

Volkswagen garanton: Golf GTI do të qëndrojë në treg edhe në epokën elektrike

nikollovski doganat amerikane prej 15 per qind nuk jane perfundimtare mund te shkojme deri ne 10 per qind kjo do te dihet deri ne fund te shtatorit 688cc7e65bc20
Lajmi i radhës

Nikollovski: Doganat amerikane prej 15 për qind nuk janë përfundimtare, mund të shkojmë deri në 10 për qind, kjo do të dihet deri në fund të shtatorit

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë