do zgjidhen sekretari i ri dhe nenkryetaret e partise me 15 korrik mbledhja e radhes se keshillit kombetar te pd se 6a524a5033228

Do zgjidhen sekretari i ri dhe nënkryetarët e partisë, më 15 korrik mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të PD-së

July 11, 2026
1 minut lexim

Më 15 korrik do zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. 

Njoftimi:

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!

Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.
Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:
a-)Sekretarit të Përgjithshëm;
b-)Nënkryetarëve të PD-së;
c-)Sekretariatit të PD-së;
d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.
2-Të tjera.

Ju falemnderit!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje shekull jete mes sfidave dhe dhimbjeve jeta e gruas nga gllogovica qe jetoi 106 vjet 6a5249d2f2499
Lajmi i mëparshëm

Një shekull jetë mes sfidave dhe dhimbjeve, jeta e gruas nga Gllogovica që jetoi 106 vjet

vuciq kundershton denimin e patriarkut porfirije nga nje gjykate sllovene 6a524ab1ba2b6
Lajmi i radhës

Vuçiq kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Të fundit nga

ShkoLartë