do te rrjep si kec sherri ne kuvend ps kerkon perjashtimin e nokes vokshit dhe hotit 69cfc1dde89e5

“Do të rrjep si kec”/ Sherri në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Nokës, Vokshit dhe Hotit!

April 3, 2026
1 minut lexim

Partia Socialiste ka paraqitur në Sekretariatin e Etikës kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës pas incidenteve të regjistruara në seancën e fundit parlamentare.

Sipas kërkesës, për Flamur Nokën propozohet përjashtim nga Kuvendi për 60 ditë. Ndërsa për Elda Hotin dhe Albana Vokshin kërkohet përjashtim për 30 ditë secila.

Përplasjet nisën gjatë seancës plenare, kur u kërkua mbajtja e një minute heshtje në përkujtim të ngjarjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër. Deputetët e Partisë Demokratike e kundërshtuan këtë veprim dhe e konsideruan provokues.

Situata u përshkallëzua edhe gjatë ndërprerjes së seancës. Flamur Noka iu drejtua Taulant Ballës me tone kërcënuese, duke përdorur shprehje fyese.

Një tjetër incident përfshiu deputeten Elda Hoti, e cila mori kartën e mikrofonit nga Bora Muzhaqi. Në këtë moment ndërhyri Taulant Balla dhe debatoi me të për veprimin.

Tensione pati edhe mes Albana Vokshit dhe Bora Muzhaqit, duke shtuar klimën e përplasjes në sallën e Kuvendit.

Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë kërkesat dhe të vendosë për masat disiplinore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hup laper perplasje e ashper mes mustafes dhe azemit ne kuvend e kosoves 69cfc0f579181
Lajmi i mëparshëm

“Hup, laper!” – Përplasje e ashpër mes Mustafës dhe Azemit në Kuvend e Kosovës

tragjedi ne rupauls drag race ylli 27 vjecar misua nderron jete papritur ne gjume 69cfc384287e1
Lajmi i radhës

Tragjedi në “RuPaul’s Drag Race”/ Ylli 27-vjeçar Misua ndërron jetë papritur në gjumë

Të fundit nga

Policia arreston 5 persona për drogë në Shkup

SPB Shkup arrestoi pesë persona në lokacione të ndryshme në Shkup. Gjatë aksionit u sekuestruan: substanca të bardha marihuanë peshore digjitale thërrmuese “Pas dokumentimit të rasteve do të paraqiten kallëzime përkatëse”, thuhet
ShkoLartë