do te pergjigjemi te bashkuar evropa reagon ndaj kercenimeve me tarifa te trump 696cb148a77d3

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

January 18, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një valë tarifash ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Grenlandën.



Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat prej 10% do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Grenlandës nga SHBA-të.

Trump akuzoi disa vende evropiane se po luanin një “lojë shumë të rrezikshme” në Grenlandë, duke thënë se “paqja botërore është në rrezik”.

“Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda shkuan në Grenlandë me një qëllim të panjohur. Këto vende janë duke luajtur këtë lojë shumë të rrezikshme, morën një rrezik të papranueshëm”, sipas Trumpit.

Andaj, ai i sheh tarifat si një mënyrë për t’i dhënë fund shpejt kësaj situate potencialisht të rrezikshme. Por, veprimi i tij nuk ka mbetur pa përgjigje.

I menjëhershëm ishte reagimi i disa prej liderëve të vendeve të kërcënuara me tarifa.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Evropë e më gjerë.

“Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen”, shtoi ai.

Nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit britanik Keir Starmer.

“Pozicioni ynë për Grenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për grenlandezët dhe danezët”, tha ai.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon ftesen e trump per tu bere pjese e bordit te paqes 696cb01376b47
Lajmi i mëparshëm

Rama publikon ftesën e Trump për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes

puthja ka ndodhur e dergoi ne televotim brikena perballet me mateon 696cb351b79fe
Lajmi i radhës

“Puthja ka ndodhur”/ E dërgoi në televotim, Brikena përballet me Mateon

Të fundit nga

ShkoLartë