do te perballet me pasoja te renda trump kercenon rodriguez nese nuk ben gjene e duhur e pret nje cmim me i larte se ai i maduros 695ac4a71edd4

“Do të përballet me pasoja të rënda”/ Trump kërcënon Rodriguez: Nëse nuk bën gjënë e duhur, e pret një çmim më i lartë se ai i Maduros

January 4, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar deklarata të forta ndaj drejtuesve të Venezuelës, duke kërcënuar drejtpërdrejt presidenten e përkohshme të vendit, Delcy Rodríguez.

Në një intervistë për median amerikane The Atlantic, Trump u shpreh se nëse Rodríguez nuk “bën atë që është e drejtë”, ajo do të përballet me pasoja të rënda.

“Nëse ajo nuk bën gjënë e duhur, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta edhe më të madh se ai i Nicolás Maduro-s,” deklaroi Trump.

Presidenti amerikan foli gjithashtu hapur për të ardhmen politike të Venezuelës, duke mos përjashtuar as ndryshimin e regjimit.

“Ndryshim regjimi, ose si të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq,” tha ai.

Deklaratat e Trump pritet të rrisin më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit, në një kohë kur situata politike dhe ekonomike në Venezuelë mbetet e paqëndrueshme dhe nën vëzhgimin e komunitetit ndërkombëtar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mergim lushtaku zgjidhet deputet kritikon diasporen kthjelluni 695ac2e0bd8d0
Lajmi i mëparshëm

Mërgim Lushtaku zgjidhet deputet, kritikon diasporën: Kthjelluni..

trump publikon te dhenat sa familje shqiptare perfitojne ndihme sociale ne shba 695ac7b461d66
Lajmi i radhës

Trump publikon të dhënat, sa familje shqiptare përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë