do te perballet me ligjin svecla flet per rastin e arrestimit te ndihmesit te petkoviqit 687b67d358fe6

“Do të përballet me ligjin”, Sveçla flet për rastin e arrestimit të ndihmësit të Petkoviqit

July 19, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka komentuar rastin Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe është arrestuar në Pikën Kufitare Bërnjak nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sveçla deklaroi se Popoviqi do të përballet me drejtësinë.

“Do të përballet me drejtësinë, ka bërë një vepër penale, të qëllimshme dhe të papranueshme për ligjin, rendin dhe kushtetueshmërinë të vendit. Do të përballet me ligjin”.

Siç është bërë e ditur në një njoftim të policisë, Igor Popoviq që shërben si ndihmësdrejtor në zyrën që udhëhiqet nga Petar Petkoviqi  gjatë një fjalimi të mbajtur në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste dhe ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Gjatë procedurave hetimore, si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë të të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vinicius jr eshte kthyer ne ceshtje te real madrid 687b67d038cb7
Lajmi i mëparshëm

Vinicius JR është kthyer në çështje te Real Madrid

openai prezanton chatgpt agent 687b68bfc36a7
Lajmi i radhës

OpenAI prezanton “ChatGPT Agent”

Të fundit nga

ShkoLartë