Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se pasi të zbërthehet aplikacioni “Matrix” do të kuptohet nëse dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe personave të tjerë kanë qenë të sakta apo jo.
Sipas tij aplikacioni do hapet shumë shpejt dhe do të ketë shumë zhvillime.
“Kur të hapet Matrix do kemi zhvillime. Aty do dalin nëse kanë gënjyer apo jo. Do hapet shumë shpejt. Deri tani SPAK po vepron deri aq sa ka mundësi. Por do shohim si do veprohet kur të dalin prova të tjera”, tha ai.
Eksperti tha se ka shumë raste kur Dumani nuk ngjall besueshmëri në atë që ka deklaruar.
Burimi: botasot.info


