do te hap barkun me plumba dy efektive policie konfliktohen me njeri tjetrin ne shkoder 68c1f0ad2de93

“Do të hap barkun me plumba”/ Dy efektivë policie konfliktohen me njëri-tjetrin në Shkodër

September 10, 2025
1 minut lexim

Dy efektivë policie janë konfliktuar me njëri-tjetrin mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

Të konfliktuar me njëri-tjetrin janë dy efektivët Altin Preka dhe Albert Kapaj.

I pari në shërbim si i Shqiponjave dhe i dyti jashtë shërbimi në FNSH. Gazetari Klodian Zhivani raporton se dy efektivët kanë patur një problem personal që në të kaluarën kur kanë punuar së bashku në FNSH.

Kapaj ka qenë në makinë sëbashku me vëllain kur janë ndaluar nga patrulla e Shqiponjave. Sapo janë ndaluar kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin ku në një moment Kapaj ka dalë nga makina dhe ka nisur të përplaset verbalisht me patrullën dhe me Altin Prekën.

Me këtë të fundit debati ka degraduar më shumë deri në konflikt fizik. Më tej mes dy efektivëve ka patur edhe kërcënime për jetën. Pas ndërhyrjes së kolegëve është bërë i mundur shoqërimi i tyre në polici e në prokurori.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrustemi vendimi i kushtetueses per ankesen e listes serbe me i rendesishmi ne historine e saj opozita hesht 68c1f00405937
Lajmi i mëparshëm

Rrustemi: Vendimi i Kushtetueses për ankesën e Listës Serbe – më i rëndësishmi në historinë e saj, opozita hesht!

te pakten 3 te plagosur nga te shtenat me arme zjarri ne nje shkolle ne shba 68c1f113ae12a
Lajmi i radhës

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të fundit nga

​Vendimi i papritur i Zinedine Zidane

Legjenda franceze, të cilën disa e lidhin me Real Madridin, bëhet aksionar i Union Club de Touraine, një ekip i divizionit të pestë, përpara se të pranojë sfidën e menaxhimit të Francës.
ShkoLartë