Bardhi: Në kundërshtim me nenin 11, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës ka krijuar një gjendje permanente konflikti interesi që cënon konkurrencën e lirë në treg, duke i dhënë përfitimet e të gjitha prokurimeve publike të institucionit të Presidentit në fushën përkatëse, kompanisë private ku është punësuar, i dyshuar në mënyrë fiktive, djali i tij, pas emërimit të Begaj si President.
Konkretisht, djali i Presidentit vetëm 23 vjeç rezulton me studime dhe punësime jashtë, rezulton se është i punësuar në një kompani sigurimesh në Shqipëri që rezulton me një pagë që është dyfishi i pagës mesatare i punonjësve në këtë kompani.
Rezulton që është i 4 me pagën më të lartë në këtë kompani.
Kjo komani aplikon për të fituar tendera në institucionin e Presidentit që drejtohet nga babi i djali dhe rezulton se është 100% fituese e të gjitha tenderave në institucionin e Presidentit. Jemi para një krimi dhe korrupsioni
Burimi: botasot.info


