dje me pdk sot me ldk duda se ndale doren per marreveshje 68d70803263ca

Dje me PDK, sot me LDK – Duda s’e ndalë dorën për marrëveshje

September 26, 2025
1 minut lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor me subjektin politik SDU, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Marrëveshja u zyrtarizua nga kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini, dhe nga udhëheqësja e SDU-së, znj. Duda Balje, së bashku me kryetarin e degës së SDU-së në Dragash, z. Behar Brenoli.

Sipas Xheladinit, kjo marrëveshje synon jo vetëm bashkëpunimin për garën zgjedhore, por edhe ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm për të ardhmen, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve të Dragashit.

Ai e cilësoi këtë koalicion si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe përkushtimit për një qeverisje stabile, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Kujtojmë se të mërkurën Balje theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me kryetarin aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bayern nuk fal ne shtepi luan poker me werder bremenin 68d707f5361be
Lajmi i mëparshëm

Bayern nuk fal në shtëpi, luan “poker” me Werder Bremenin

moldavia ndalon partine pro ruse nga zgjedhjet 68d70916114ea
Lajmi i radhës

Moldavia ndalon partinë pro-ruse nga zgjedhjet

Të fundit nga

ShkoLartë