dje jane konstatuar 1 065 shkelje te trafikut 716 per tejkalim te shpejtesise 68fb3fb6ca9d8

Dje janë konstatuar 1.065 shkelje të trafikut, 716 për tejkalim të shpejtësisë

October 24, 2025
1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme (23 tetor 2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të realizuara nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 1.065 gjoba të shqiptuara, 716 shkelje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.

Sipas të dhënave statistikore nga aktivitetet policore, janë regjistruar gjithashtu 50 shkelje për parkim të parregullt, 82 masa ndaj drejtuesve që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 14 masa ndaj drejtuesve fillestarë dhe 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë sanksionuar tetë drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe dy këmbësorë. Po ashtu, janë ndëshkuar 44 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

Sipas Ligjit për automjetet, 23 mjete janë larguar nga trafiku për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa një automjet për shkak të parregullsive teknike. Është sanksionuar gjithashtu një drejtues për mosrespektim të kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjetit (foliet).

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erik fullani dhe sara hoxha drejt marteses 68fb36326b806
Lajmi i mëparshëm

Erik Fullani dhe Sara Hoxha drejt martesës

rokulliset kamioni bllokohet trafiku ne autostraden kumanove shkup tek hipodromi 68fb46cf1885c
Lajmi i radhës

Rokulliset kamioni, bllokohet trafiku në autostradën Kumanovë-Shkup (Tek “Hipodromi”)

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë