dje i dyti sot i treti shkupi nga qytetet me te nxehta ne evrope 685fa962a5c9a

Dje i dyti, sot i treti, Shkupi nga qytetet më të nxehta në Evropë

June 28, 2025
1 minut lexim

Shkupi sot u rendit i treti midis qyteteve më të nxehta në Evropë, me 41,7 gradë Celsius të matur në fshatin Petrovec të Shkupit midis orës 14:00 dhe 15:00, njoftoi portali meteorologjik “Ogimet”, i cili mbledh të dhëna për motin nga e gjithë bota.

Qyteti turk i Ajdënit u rendit i pari me 42.6 gradë, i ndjekur nga Fetie, gjithashtu në Turqi, me 41.7 gradë. Vala e të nxehtit preku edhe pjesën tjetër të Turqisë, ku temperaturat tejkaluan 41 gradë në pesë qytete të tjera: Urfa (41.4°C), Antalia (41.3°C), Dikili (41.2°C), Izmir (41.2°C) dhe Manisa (41.2°C).

Pas Shkupit, me të njëjtën shkallë nxehtësie (41.2°C), ishin Merida (Spanjë) dhe Ser (Greqi).

Në mbarë botën, temperatura më e lartë sot u mat në Kuvajt – 47.2°C, ndërsa më e ftohta ishte në bazën ruse të Antarktidës Vostok me -75.5°C.

Sipas “Ogimet”, më shumë shi ra në Indi, erërat më të forta frynë në Grenlandë dhe vendi më i nxehtë mesatarisht në 24 orët e fundit ishte vendbanimi Xhaloni në Oman, me 44°C.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dasma e bezos ne venecia nje ndikim prej 957 milione dollaresh 685fa564a9954
Lajmi i mëparshëm

​Dasma e Bezos në Venecia, një ndikim prej 957 milionë dollarësh

IMG 6028
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti: Po ndërtojmë jetë më të shëndetshme për çdo familje në Strugë (VIDEO)

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë