photo output 1 scaled

Djali i Hafëz Idrizit del hapur në mbështetje të Izet Mexhitit për Çairin (VIDEO)

September 1, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë sot një mbështetje të veçantë nga një emër me peshë në jetën shoqërore të Shkupit.

Në një takim miqësor, Mexhiti është pritur nga Adnan Idrizi, djali i Hafëz Idrizit, njërit prej dijetarëve islam më me ndikim në Shkup dhe më gjerë. Mexhiti ka vlerësuar kontributin e familjes Idrizi, e cila, siç theksoi ai, ka lënë gjurmë të thella në jetën dhe zhvillimin e Shkupit.

“Respekti për të kaluarën merr kuptim vetëm kur e shndërrojmë në punë për të ardhmen. Ky është drejtimi që duam për Çairin, të ndërtojmë mbi vlera dhe traditë, por të ecim përpara me vizion të ri”, është shprehur Mexhiti.

Sipas Mexhitit, mbështetja e Adnan Idrizit shihet si një mesazh i fortë për opinionin, duke i dhënë edhe më shumë peshë VLEN-it në Çair.

Linku i VIDEOS

IMG 9235

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output
Lajmi i mëparshëm

Gazetari Xhenur Iseni godet Bujar Osmanin: Takimi me Gruevskin është takim me vetë korrupsionin (FOTO)

fatmir dehari uron fillimin e vitit te ri shkollor le te jete kjo dite fillimi i nje rrugetimi te suksesshem drejt dijes 68b5d7cec2647
Lajmi i radhës

Fatmir Dehari uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Le të jetë kjo ditë fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes”

Të fundit nga

ShkoLartë