dj i famshem surprizon me deklaraten per katy perry dhe justin trudeau 6908f1d306c3a

DJ i famshëm surprizon me deklaratën për Katy Perry dhe Justin Trudeau

November 3, 2025
1 minut lexim

DJ i famshëm, Diplo, shkaktoi shumë vëmendje publike pasi bëri një pohim në podcast-in “Smart Girl Dumb Questions”, në të cilin tha se ishte në një lidhje me këngëtaren Katy Perry, por edhe me partnerin e saj të ri, kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Gjatë bisedës, Diplo komentoi mbi marrëdhënien aktuale të Katy Perryt, duke thënë: “Dhe tani Katy Perry po del me Justin”, të cilës shtoi: “Kjo është fantastike”.

Në momentin që prezantuesja Nayeema Raza përmendi Trudean, Diplo e surprizoi duke i thënë: “Edhe unë kam dalë me Trudeaun”.

Ai theksoi se e gjeti “të çuditshme”, duke shpjeguar se nuk është një adhurues i madh i politikanëve.

Edhe pse më vonë shpjegoi se e gjithë situata ishte një shaka, deklarata e tij shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale.Edhe pse ishte thjesht një shaka, Diplo ishte me të vërtetë i lidhur me Katy Perryn në vitin 2014, por nuk u konfirmua kurrë nëse ata ishin në një lidhje të vërtetë.

Ndryshe nga shakaja e Diplos, romanca midis Katy Perryt dhe Justin Trudeau nuk është e sajuar.

Këngëtarja në fakt e konfirmoi lidhjen e saj me kryeministrin kanadez gjatë një performance në Pragë.Katy Perry dhe Justin Trudeau filluan lidhjen e tyre pasi Perry i dha fund lidhjes së saj afatgjatë me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy, në fillim të këtij viti.

Trudeau, nga ana tjetër, u nda nga gruaja e tij, Sophie Gregoire, në vitin 2023. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reduktim i ujit ne drenas per shkak te turbullirave ne iber lepenc 6908f0b159d00
Lajmi i mëparshëm

Reduktim i ujit në Drenas për shkak të turbullirave në Ibër Lepenc

banka e shqiperise do te rishikoje menyren e menaxhimit te kredive me probleme 69090476adb2a
Lajmi i radhës

Banka e Shqipërisë do të rishikojë mënyrën e menaxhimit të kredive me probleme

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë