ditmir bushati dhe albana shehaj 35 vite nga renia e komunizmit dhe kemi ende sfidat e tranzicionit 692210fb641c5

Ditmir Bushati dhe Albana Shehaj: 35 vite nga rënia e komunizmit dhe kemi ende sfidat e tranzicionit

November 22, 2025
min lexim

Ish-ministri Ditmir Bushati u ndal sot gjerësisht në çështjen e tranzicionit politik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në podcastin e tij të quajtur “Public Square”, Bushati kishte të ftuar politologen pranë Harvard-it dhe Universitetit të Michigan-it, Albana Shehaj.

Gjatë bashkëbisedimit, Bushati u shpreh se edhe pse kanë kaluar 35 vite nga rënia e sistemit komunist në vend, flitet ende për tranzicionin, por sfidat që lidhen me të.

“35 vite nga rënia e sistemit komunist dhe nga hapja e Shqipërisë me botën demokratike, ne ende në Shqipëri flasim për përmbylljen e tranzicionit. Për nevojën për ta përmbyllur. Dikur përmbyllja e tranzicionit është barazuar me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Mirëpo, kur lexon raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri apo raportet vjetore për të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit, apo raportet e Komisionit Europian, apo qoftë edhe raportin PISA që mat vlerësimin e sistemit të edukimit dhe dijes në Shqipëri, apo raporte të organizatave të tjera ndërkombëtare, duket që ne ende përballemi me sfidat kryesore të tranzicionit. Si do ta përshkruanit ju si studiuese, si shkencëtare politike por dhe si një njeri i cili ka bërë një rrugëtim akademik në institucione elitë në SHBA, siç është Universiteti i Michiganit apo Universiteti i Harvardit apo dhe nga kontaktet përmes projekteve të ndryshme kërkimore që ju keni, realitetin me të cilin ne përballemi dhe cilat duhet të jenë disa nga eksperiencat që ne duhet të kemi parasysh?”,-tha Bushati.

Ndërsa politologia Albana Shehaj theksoi se sot Shqipëria nga ana teorike nuk do të duhej të ishte më në periudhën e tranzicionit por do duhej të ishte një demokraci e konsoliduar dhe një ekonomi e rritur me vendin e vet në Bashkimin Europian.

“Sot Shqipëria nga ana teorike nuk do të duhej të ishte më në periudhën e tranzicionit por do duhej të ishte një demokraci e konsoliduar dhe një ekonomi e rritur me vendin e vet në Bashkimin Europian. Por nga ana tjetër, po t’i shohim faktet konkrete, nga ana ekonomike nuk mund të themi që Shqipëria është e njëjta Shqipëri e atyre para 35 viteve. Momentalisht, Shqipëria raporton rreth 3.5%-4% rritje ekonomike në PBB në baza vjetore. Papunësia është ulur ndjeshëm. Besoj është nën 10% gjatë dy viteve të fundit. Shqipëria kontribuon dhe ka një import të konsiderueshëm në botë. Domethënë, ka shumë indikatorë ekonomikë që thonë se Shqipëria po përparon.

Në fazën politike, pjesë e rëndësishme e tranzicionit ishte gjithashtu dhe premtimi demokratik. Shqipëria do të ishte një demokraci e konsoliduar në këtë moment në kohë. Kjo supozon një opozitë të fuqishme brenda vendit, supozon institucione shumë efikase që promovojnë dhe ruajnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, supozon gjithashtu një qeverisje efikase, një shtet të fuqishëm si brenda ashtu dhe në arenën ndërkombëtare. Supozon gjithashtu, të mos harrojmë dhe ligjin. Një ligj të fuqishëm dhe të paimplikuar me sistemin politik. Nëse i konsiderojmë të drejta të gjitha këto pika që sapo përmenda në baza konkrete dhe reale, shohim që Shqipëria nuk është ende në atë fazë ku tranzicioni supozonte të ishte në këtë moment në kohë. Forca e opozitës, të gjithë indikatorët nga burime të ndryshme, të dhëna konkrete nga Komisioni Europian, Banka Botërore, të dhëna konkrete sikurse është ‘Varieties of Democracy’ tregojnë që Shqipëria është ende një vend ku politika është e fokusuar, e centralizuar në duart e partisë në pushtet dhe ku opozita shihet jo vetëm me një nënvlerësim politik, por nuk njihet roli i saj në një kontekst të fortë dhe që duhet për të qenë një sistem i fortë politik e efikas.

Opozita është dobësuar gjithnjë e më tepër dhe nëse keni parasysh librat të cilët janë botuar së fundmi, ‘Hoë Democracies Die’ (Si vdesin demokracitë) nga Levitsky dhe Ziblatt, mungesa e forcës së opozitës sinjalizon një rikthim në autokraci dhe jo atë që supozon një tranzicion drejt demokracisë. Institucionet, sidomos në fushën e korrupsionit, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar. Sistematikisht ne renditemi diku të 40-42 nga 100, në sistemin e forcës institucionale të Shqipërisë, gjë e cila nuk na pozicion ne me shtete të tjera të Bashkimit Europian, që supozohet kanë kaluar tranzicionin në mënyrë të sukseshme ose janë konsoliduar si demokraci. Teorikisht Shqipëria ka avancuar por hapat e saj, ato që priteshin të ishin galopante në sistemin demokratik dhe ekonomik, janë hapa të vegjël dhe janë tre hapa para e një pas. Të gjitha ato kritere që duhej të konsolidoheshin janë ende në proces”,-tha Shehaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alba rikthehet ne bbvk sikur asgje te mos kishte ndodhur 6921fe53a539d
Lajmi i mëparshëm

Alba rikthehet në BBVK sikur asgjë të mos kishte ndodhur

ligji per konfiskim te pasurise pret aktgjykimin e kushtetueses 692211611ab1d
Lajmi i radhës

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë