Ka 35 vite që jeton në Holandë por ardhja në Kosovë këtë herë, Ferki Plakollit i ka lënë mbresë.
Kjo ngase festivali “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, atë e ktheu në kohën e paraluftës kur dëgjoi zërin e njërit nga performuesit.
“Këngëtarin Fazliun e kemi pas udhëheqës. Isha në shtëpinë time e dëgjova zërin dhe ia njofta, erdha menjëherë. Jam shumë krenar”, ka thënë Ferki Plakolli, mërgimtar nga Holanda.
E këso pritjeje, ai shpreson ta ketë edhe viteve të ardhshme.
“Më sjell shumë nostalgji se mërgimi na ka nda, tre javë ditë pushimi këtu i kaloj. Shpresoj se organizohet çdo ditë. Kjo më bën të ndihem i mirëseardhur”, ka thënë Ferki Plakolli, mërgimtar nga Holanda.
Mërgimtarëve vushtrrias iu urua mirëseardhje me këngën “Hajde në Vushtrri”, nga Fazli Reshica.
E bashkë me diasporën, këngës ia morri edhe “zoti i shtëpisë”, kryetari Ferid Idrizi.
Në një deklarim për Dukagjinin, Idrizi u shpreh mirënjohës për mërgimtarët e tha se me muzikë e valle, do t’i pres edhe viteve të ardhshme.
“I falenderoj mërgimtarët çka kanë bërë për familjet e tyre dhe vendin tonë. Siç po e shihni sheshi është plot, ditët e diasporës është traditë tashmë, mund të plotësohet të ketë risi vitin tjetër. Diasporës i uroj mirësrardhje në vendin i kanë shërby gjithë jetën…ju kemi borxh shumë se kanë kontribuar shumë për atdheun”, ka thënë Ferit Idrizi, Kryetar i Vushtrrisë
Burimi: botasot.info


