dita nis me reshje shiu intensive si parashikohet moti per kete te enjte 68c261248c79c

Dita nis me reshje shiu intensive, si parashikohet moti për këtë të enjte

September 11, 2025
1 minut lexim

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim, perëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur prezente vetëm në veri të vendit, por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s.

Deti – Valëzimi i forcës 4-5 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shenohet sot pervjetori i sulmeve te 11 shtatorit homazhe edhe ne kosove 68c26085b84ce
Lajmi i mëparshëm

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

vrasja e charlie kirk flasin deshmitaret ishte thjesht nje dite normale e kampusit 68c2619b43e95
Lajmi i radhës

Vrasja e Charlie Kirk, flasin dëshmitarët: Ishte thjesht një ditë normale e kampusit

Të fundit nga

ShkoLartë