dita memoriale e policeve te rene publikohet agjenda e aktiviteteve 6a64f7135b6b4

Dita Memoriale e Policëve të rënë, publikohet agjenda e aktiviteteve

July 25, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës do të shënojë të dielën, më 26 korrik 2026, Ditën Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore në nderim të policëve që sakrifikuan jetën në mbrojtje të rendit, ligjit, sovranitetit të vendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Sipas njoftimit, në ceremonitë përkujtimore do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, drejtues të Policisë së Kosovës, përfaqësues institucionalë, familjarë të të rënëve dhe qytetarë.

Sipas agjendës së publikuar nga Policia e Kosovës, aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Më pas, në orën 11:00, do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën 11:15 personalitetet shtetërore do të vizitojnë familjen e tij.

Në vazhdim, në orën 12:15, delegacionet do të vizitojnë familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri, ndërsa në orën 13:30 do të mbahen homazhe te lapidari në vendin e rënies së tij në Varagë të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në nderimin e kujtimit të zyrtarëve policorë që dhanë jetën në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë publike dhe Republikës së Kosovës.

“Sakrifica e tyre mbetet një frymëzim i përhershëm dhe një dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leshka pa uje te pijshem ne vere institucionet problemi zgjat prej vitesh 6a64e09434b31
Lajmi i mëparshëm

Leshka pa ujë të pijshëm në verë! Institucionet: Problemi zgjat prej vitesh

vjose narta do te jete testi i pare i metodes besa rama propozon ndryshim ne menyren e marrjes se vendimeve 6a64f791698ef
Lajmi i radhës

Vjosë-Narta do të jetë testi i parë i metodës ‘BESA’, Rama propozon ndryshim në mënyrën e marrjes së vendimeve

Të fundit nga

ShkoLartë