dita evropiane kunder trafikimit te qenieve njerezore 68f3291ee0904

​Dita evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore

October 18, 2025
1 minut lexim

Dita evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore shërben për të sjellë në vëmendje të vendimmarrësve, shoqërisë civile, agjencive apo institucioneve të ndryshme dukurinë e trafikimit të personave, dukuri kjo që ka prekur mbarë botën. Rreth 27 milionë persona (gra, bura dhe fëmijë) trafikohen në vit.

Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi.

Tema e vitit 2025, “Trafikimi i qenieve njerëzore është krim i organizuar – jepini fund shfrytëzimit”, nxjerr në pah një krim të lënë pas dore: trafikimin për kriminalitet të detyruar.

Fushata e IOM-it “Të detyruar të kryejnë, të kriminalizuar për mbijetesë. Le t’i japim fund shfrytëzimit”, bën thirrje për mbrojtjen, jo për ndëshkimin e viktimave të këtij abuzimi.

Trafikimi për kriminalitet të detyruar nxit korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kriminelët përfitojnë nga vuajtjet njerëzore, ndërsa viktimat përballen me ndëshkim dhe stigmë.

Për të çmontuar këto rrjete, përgjigjet duhet të përqendrohen në identifikimin e viktimave dhe drejtësinë e përqendruar te të mbijetuarit. Qeveritë, shoqëria civile dhe aktorët ndërkombëtarë duhet të sigurojnë sisteme të forta referimi, mbështetje për riintegrim dhe të mbështesin parimin e mosndëshkimit.

Gratë dhe vajzat e përfshira në trafikim me qëllim shfrytëzimin seksual, pësojnë dhunë dhe abuzim që përfshin edhe privimin e lirisë personale, dhunë ekonomike, fizike dhe seksuale të cilat çojnë në pasoja të rënda dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tesla rikthen modalitetin e drejtimit autonom mad
Lajmi i mëparshëm

Tesla rikthen modalitetin e drejtimit autonom Mad Max

takimi trimp zelensky presidenti ukrainas diskutuam per raketat tomahawk por shba te nuk duan pershkallezim te konfliktit 68f32ac5d9e0b
Lajmi i radhës

Takimi Trimp-Zelensky, presidenti ukrainas: Diskutuam për raketat Tomahawk, por SHBA-të nuk duan përshkallëzim të konfliktit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë