dita e policeve te rene ne detyre osmani i treguan botes se kosova nuk perkulet perballe askujt 6884da8d1a079

Dita e Policëve të Rënë në Detyrë, Osmani: I treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt

July 26, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që fortifikon sigurinë.

Ajo thotë se para 24 policëve që ranë në detyrë, përkulet me nderim e respekt të thellë.

Duke përmendur Enver Zymerin dhe Afrim Bunjakun, e para e vendit thotë se janë ata bashkë me 22 policët e tjerë të rënë, që i treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt.

“Në këtë ditë përkulemi me respektin më të thellë para 24 policëve që ranë në krye të detyrës në mbrojtje të jetës sonë, lirisë, integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë! Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, janë heronj të ditëve të sotme, që me guximin e tyre i treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt”.

“Bashkë me ta kujtojmë edhe 22 policë të tjerë, emrat e të cilëve nuk do t’i mbulojë kurrë pluhuri i harresës. Ata nuk zgjodhën rrugën më të lehtë, por rrugën e nderit, betimit dhe zotimit për atdhe! Ata jetojnë në çdo uniformë që vishet sot me krenari, në çdo hap të Policisë sonë”, ka shkruar Osmani.

“Sot nderojmë jo vetëm rënien e policëve në detyrë, por edhe vazhdimin e përkushtimit të mijëra grave e burrave, që çdo ditë i dalin zot këtij vendi, me kurajë, përgjegjësi dhe dashuri për Republikën e Kosovës. Në kohë paqeje apo tensioni, në veri apo në jug, në çdo pëllëmbë të Kosovës, Policia jonë është fortifikata e sigurisë. Lavdi përjetë të rënëve në krye të detyrës! Faleminderit Policisë sonë, e cila vazhdon ta mbrojë atdheun me besnikëri!”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

probleme te vllaznia 6884da89b19f7
Lajmi i mëparshëm

Probleme te Vllaznia

falimentoi nje nga prodhuesit me te famshem te akorduesve te ford mustang 6884db795d6a2
Lajmi i radhës

Falimentoi një nga prodhuesit më të famshëm të akorduesve të Ford Mustang

Të fundit nga

ShkoLartë